Jose Mourinho është duke e vëzhguar mesfushorin e Romës, Lorenzo Pellegrini

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello Sport, Manchester United është duke e ndjekur progresin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini,

Thuhet se Jose Mourinho ka dërguar skautë në ndeshjen mes Romës dhe Veronës, e cila është luajtur në fundjavë, për ta vëzhguar Pellegrinin, përcjell Express.

Italiani gjatë verës është transferuar te Roma nga skuadra e Sassuolos. Përveç Pellegrinit, Mourinho po synon që nga Roma ta blejë edhe Radja Nainggolan.