Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do të testojë një formacion të ri në ndeshjen ndaj SPAL në Serie A

Milan nesër ka një përballje jo të vështirë kundër SPAL, skuadër e cila këtë sezon është ngritur në Serie A.

Kjo ndeshje do të ndihmojë edhe trajnerin Montella për të provuar një formacion të ri, të cilin nuk e ka përdorur asnjëherë këtë sezon.

Sipas Sky Sport Italia, Milan do të luajë me formacionin 3-4-2-1, me Andre Silvan në maje të sulmit dhe dy mesfushor sulmues mbrapa tij.

Formacioni i mundshëm: Donnarumma; Musacchio, Bonucci, Romagnoli; Abate, Kessie, Biglia, Rodriguez; Suso, Calhanoglu, Andre Silva