Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe (RAF) kanë publikuar pamje nga momenti dramatik kur pilotët britanikë e ndërpresin përmes një droni një ekzekutim publik që militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) po përgatiteshin ta kryenin.

Pamjet e jashtëzakonshme e shfaqin momentin kur turma e civilëve ishte detyruar të mblidhej nën kërcënimin e armës në një qytet sirian për ta shikuar ekzekutimin publik, transmeton Express.

Por, pak momente më vonë, droni i përdorur nga pilotët e RAF e hedh një raketë drejt e mbi një kulm ku ishte vendosur snajperi i ISIS-it.

Teksa turma e tmerruar u shpërnda në panik, militantët e ISIS-it nuk qenë në gjendje ta kryejnë vrasjen barbare./Express/