Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, rreth deklaratave të pelikanëve gjermanë për “t’i dhënë fund negociatave për anëtarësimin e Turqisë”, duke vënë në dukje se duhet të shikohet përtej asaj që thuhet në fushatat zgjedhore, tha se “Gjëja e rëndësishme është rezultati dhe hapat që duhen ndërmarrë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini, në një panel të mbajtur në kuadër të Forumit 12-të Strategjik Bled të zhvilluar në Slloveni, ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Duke vënë në dukje se mes Turqisë dhe BE-së herë pas here janë kryer bisedime të vështira, Mogherini është shprehur se “Por një gjë është e qartë: Para së gjithash dialogu vazhdon, bisedimet në lidhje me negociatat vazhdojnë. Turqia aktualisht është një vend kandidat. Ne në BE dhe ata në Turqi mund të bëjmë një debat të brendshëm nëse kjo do të ndryshojë apo jo. Por momentalisht nuk ka një situatë të tillë.”

Më tej pasi ka tërhequr vëmendjen se marrëdhëniet BE-Turqi janë fokusuar gjithmonë në kuadër të anëtarësimit, zyrtarja e lartë e BE-së ka bërë vlerësimin se “Ndonjëherë ne tentojmë të harrojmë se Turqia nga pikëpamja strategjike, është një lojtar kyç në rajon për ne, në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe. Është një vend ku kemi punuar mbi dosje të ndryshme që nga lufta kundër terrorizmit e deri tek Qiproja dhe Siria, të cilat janë strategjike edhe për ne edhe për ata.”

“Përtej negociatave të anëtarësimit BE dhe Turqia janë aleatë, ndonjëherë të dy palët mund të jenë aleatë të detyruar. Por ne punojmë së bashku në disa dosje të ndryshme. Të punosh me fqinjët është një detyrim. Nuk mund ta zgjedhim pozitën gjeografike, nuk mund ta ndërroni historinë. Por mund të gjeni mënyra për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin. Që të dy palët mund të punojnë nga pikëpamja strategjike në bashkëpunim për çështje të rëndësishme, mund të punohet në mënyrë konstruktive dhe në interes të të dy palëve. Negociatat e anëtarësimit kanë kriteret e tyre. Shprehjet e palëve të ndryshme mund të ndikojnë ‘gjendjen shpirtërore’ në këtë çështje. Por gjëja e rëndësishme është rezultati dhe hapat që duhen ndërmarrë. Kemi përjetuar disa vite të vështira. Në të ardhmen, rekomandoj që të shohim përtej shprehive në fushatat zgjedhore në Turqi dhe BE. Pres me padurim momentin që të ulemi dhe të diskutojmë për të ardhmen tonë”, ka theksuar Mogherini.