Modelja e Playboy ka treguar se ka lënë pas dietën e saj vegjetariane për të marrë kurorën e konkursit ‘Miss BumBum’ për këtë vit.

Jeni Summers u ftua të merrte pjesë në konkursin vjetor për të konkurruar me vajza nga vende të tjera. Gjatë përgatitjes, Jeni tha se po ushqim strikt të përbërë nga mishi, bifteku, proshuta, pula dhe toni.

Ndër të tjera ajo bën dy orë ushtrime për të pasmet gjatë ditës. Konkurrenca është e ashpër pasi vetëm 15 prej vajzave do të lejohen të marrin pjesë në finale.

Fituesja e garës do të jetë në kopertinën e revistës më të shitur, do të marrë një çmim të konsiderueshëm në të holla dhe çfarë është më e rëndësishmja statusin e famshëm. Miss Bum Bum ka nisur 7 vite më parë dhe është me famë botërore, transmeton oranews.

Konkurrentet duhet të bëjnë gjithçka munden për të fituar vota të mjaftueshme telefonike nga publiku për të fituar një vend në finalen e madhe më 6 nëntor.

Vajzat me të pasme më të mëdha se 107 cm janë të ndaluara të marrin pjesë. Ky konkurs do të përjashtonte edhe Kim Kardashian që i ka 109 cm, nëse do dëshironte të merrte pjesë.