Winnie Harlow , modelja 33 vjeçare e cila vuan nga çrregullimi i rrallë i quajtur vitiligo, që e bën lëkurën e saj me ngjyrë të ketë njolla të mëdha e të bardha në të gjithë sipërfaqen e saj, ka postuar në rrjetet sociale një foto selfie ku shfaqet topless e ku tregon me krenari gjithë trupin e saj.

Prej vitesh modelja ishte ndjerë e diskriminuar për shkak të çrregullimit të pazakontë, por pas suksesit në fushën e modelingut ajo çdo ditë promovon atë çka është e veçantë në të, duke i bërë edhe të tjerë persona që vuajnë nga e njëjta sëmundje të ndihen krenar për trupin e tyre.

Ajo kurrë nuk ka pasur qëllim të flasë për këtë gjendje fizike që ia ka dhuruar nëna natyrë, por qëkur është bërë pjesë e botës së showbizit ndërkombëtar, qendra e vëmendjes është zhvendosur pikërisht aty, duke e parë e trajtuar si “përfaqësuesen” e vajzave që kanë të njëjtin problem.