Ka mbaruar gjithçka ndërmjet modelistes Audrina Patridge dhe Corey Bohan, dhe ndarja e tyre duket të jetë mjaft e shëmtuar.

Ylli i Hills paraqiti kërkesën për divorc, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Ajo kërkesën për ndarje e ka arsyetuar me faktin për dhunë familjare nga ana e bashkëshortit të saj, i cili po ashtu merret me aktrim.

Të dy ata janë martuar që 10 muaj dhe ndajnë vajzën 1-vjeçare, Kirra Max.

“Prioriteti numër një i Audrina është vajza e saj dhe ajo kërkon privatësi në këtë kohë,” tha të enjten përfaqësuesi i Patridge.

Audrian Patridge është aktore, modele dhe prezantuese e televizionit në SHBA.

Seanca e dëgjimit në gjykatë është caktuar për muajin tetor