Të drejta, me rrica, të gjata apo mbi vetulla? Zgjedhja ju përket juve. Balluket do të jenë protagoniste absolute në modelet e flokëve për stinën e re, perfekte për të nxjerrë në pah modelet e flokëve me gjatësi të mesme, të shkurtër dhe të gjatë.
Balluke anësore
Kanë një pamje elegante dhe glamuor, balluket e krehura në një anë duken bukur në çdo formë fytyre duke dhuruar një pamje seksi dhe misterioze.
Balluket e drejta
Balluke e gjatë është disi e rëndë dhe afrohet shumë në stilin e viteve 60′. Është e këshillueshme për ato që kanë flokë të drejtë ndërsa duhet ta evitojnë këtë balluke ato që kane flokë me kaçurrela.
Balluke e çrregullt
Kjo lloj balluke jep një pamje të freskët pamjes dhe u shkon të gjitha formave të fytyrave.
Balluket e shkurtra
Balluket e shkurtra ju japin një pamje çapkëne dhe rinore mbi te gjitha nëse keni një model flokësh të shkurtër.
Balluke e ndarë
Kjo lloj balluke e gjatë e ndarë në qendër është perfekte për të nxjerrë në pah mollëzat dhe duket bukur nëse keni fytyrë në formë ovale apo të rrumbullakët.