Është bërë normë dhe ideal që buzët e bukura janë ato që janë ngjyrë rozë dhe të kuqe. Ky standard bukurie është i zakonshëm në librat e historisë dhe është përdorur anëembanë botës. Ka diçka që i bën të parezistueshme buzët ngjyrë rozë, qofshin femërore apo mashkullore. Edhepse jo të gjithë ne kemi buzë të tilla, disa nga ne kanë buzë pjesërisht të errëta apo tërësisht të tilla.

Buzët e errëta mund të shkaktohen nga dëmtimi prej rrezeve të diellit, alergjitë nga ushqimet, përdorimi i produkteve kozmetike me kualitet të ulët, përtypja e tobakos, pirja e tepërt e duhanit, konsumim i tepërt i kafeinës, ambient me lagështi, përdorimi i tepërt i fluorideve, stresi, qarkullimi i dobët i gjakut, simptomet e disa sëmundjeve të caktuara, disabalanci hormonal, mënyra e çthurrur e jetesës, kimoterapia, ushqimi i pabalancuar dhe shumë gjëra tjera që shkaktojnë errësimin e buzëve tua gradualisht.

Nuk duhet të brengoseni për buzët e juaja të errëta tërë kohën. Nuk ka nevojë të bleni buzëkuqë të shtrenjtë që mbulon buzët e errëta. Më poshtë i kemi disa mjete shtëpiake që mund të ju ndihmojnë tu jepni buzëve atë ngjyrën rozë që e dëshironi aq shumë.

Mjetet shtëpiake

Limoni dhe sheqeri

Limoni është një nga produktet më natyrale të zbardhjes, përmban cilësi natyrale të zbardhjes që ndihmon në zbardhjen e lëkurës, flokëve dhe dhëmbëve. Është i pasur me antioksidante, përmban acide të fuqishme që mund të qërojnë shtresën e parë të lëkurës së buzëve. Shtimi i sheqerit ndihmon në shtresimin qërimin e buzëve dhe pastrimin e thellë, gjë që ndihmon në largimin e lëkurës së vdekur. Përzierja e këtyre dy agjentëve me siguri që do i zbardhë buzët e errëta.

Manaferrat

Manaferrat janë përbërës i zakonshëm i balsameve të buzës për arsye shumë të mira. Manaferrat, luleshtrydhat dhe familja e tyre përmbajnë vitamina dhe minerale që i mbajnë buzët e juaja të shëndetshme, ato gjithashtu përmbajnë diçka që i zbardh buzët e errëta. Përzieni një gjysmë lugë manaferra me po aq aloe vera dhe mjaltë. Përzieni mirë dhe aplikoni në buzë, lëreni 10 minuta para se të pastroheni.

Lexoni edhe këtë:   20 truqe të korrektorit që çdo femër duhet ti dijë

Mjalta

Mjalta është hidratues natyror që ndihmon në zbutjen dhe zbardhjen e buzëve. Mund ta aplikoni mjaltën në buzë para se të flini apo të bëni përzierje të mjaltës me jogurt dhe miell. Kjo gjë do krijojë pastë, aplikoni pastën në buzë dhe lereni për 30 deri 40 minuta.

Panxhar

Panxhari është mjet i shkëlqyeshëm për buzë të errëta, përmban cilësi natyrale për zbardhim të buzëve. Mund ta aplikoni lëngun e freskët të panxharit para se të shkoni të flini. Pastroni buzët në mëngjes me ujë të vakët. Lëngun e panxharit mund ta përzieni edhe me lëng karroteje, përdoreni këtë përzierje ashtu që do i masazhoni buzët me të. Lereni 10 deri 15 minuta, lajeni me ujë të vakët.

Tranguj

Trangujt përmbajnë cilësi natyrale zbardhimi që mund të ndihmojnë buzët e errëta. Merreni një trangull të freskët dhe prejeni në copëza të vogla. Përdorini këto copëza për t`i fërkuar në buzë, i lejoni buzëve të absorbojnë lëngun për 5 minuta.

Të keni buzë ngjyrë rozë nuk do të jetë e shtrenjtë, mjetet natyrore janë më jetëgjate dhe kanë rezultate më të mira se produktet e prodhimit masiv. Nëse dëshironi të keni rezultate pa pasoja, ju sugjerojmë t`i përmbaheni këshillave tona.