Ministri rumun i Mbrojtjes, Adrian Cucujanu dha dorëheqje, pasi mediat rumune publikuan se ushtria e Rumanisë ka mbetur pa para dhe se pagat për në shtator do të paguhen me këste.
Një përfaqësues i Ministrisë rumune të Mbrojtjes kumtoi sot, se pagat e të punësuarve për këtë muaj do të paguhen më vonë, sepse nuk ka përfunduar korrigjimi i buxhetit.
Cucujanu theksoi, se në lidhje me pagesën e pagave, nuk ekzistojnë probleme financiare, por bëhet fjalë për problem të pastër teknik.
Ai theksoi, se “ka para”, duke theksuar se ministri rumun i Financave do ta sqarojë situatën.