Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka premtuar se këtij dikasteri do t’ia gjejnë ilaçin.

Në një postim në facebook ai ka shkruar se vullneti qytetar dhe demokratik u përmbush.

“Vullneti qytetar e demokratik u përmbush. Vendi ka nevojë për zhvillim dhe ai do të vijë. E shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin. Jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në këtë sektor, por po ashtu jam plot me vullnet e besim se do t’i dalim”, ka shkruar në Facebook Ismaili.

Ai dhe ministrat e tjerë u betuan pasi do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.