Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi publikoi një foto nga gruan nga Mirdita Rigerta Lokun që “ngriti në këmbë” sallën e Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj të shtune.

Për ministrin, nuk ka simbolikë më të gjetur për nevojën sipas tij të koalicionit me njerëzit e zakonshëm.

PeleshiKjo eshte Rigerta qe pasi perfundoi studimet ne Sapienza, u kthye ne fshatin e vet ne Mirditë dhe ngriti nje fermë dhish. Fjala e saj sot ne Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi ne mendime te gjithe.

U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i permbytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet.

Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive.