Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër do të qëndrojë për vizitë njëditore në Berlin, RF e Gjermanisë, me ftesë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel.

Siç kumtoi MPJ, të dy ministrat në takim pritet të këmbejnë mendime për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, si dhe të transmetohet pritja për mbështetje të përforcuar dhe ndihmë nga Gjermania mike në përmbushjen e prioriteteve reformuese kyçe, në drejtim që sa më shpejt të hapen perspektivat evropiane dhe euroatlantike të vendit tonë.

Krahas takimit me ministrin Gabriel, është paraparë shefi i diplomacisë së Maqedonisë të realizojë takim edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel për politikë të jashtë dhe të sigurisë, Kristofer Hojzgen, ku mes tjerash pritet të bisedohet edhe për prioritetet strategjike të Qeverisë së re reformuese, të drejtuar drejt lëvizjes së proceseve për integrim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Gjatë qëndrimit punues në Berlin, ministri Dimitrov do të realizojë takim edhe me përfaqësues të lartë të të dy fondacioneve më të mëdha gjermane  “Konrad Adenauer” dhe Fridrih Ebert”, ndërsa fjalim do të mbajë edhe në Shoqatën gjermane të renomuar për politikë të jashtme (DGAP) në Berlin.