Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka filluar vizitën zyrtare në Kinë, ku udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Sesionin e 22-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit që  zhvillohet në qytetin Çendu të Kinës.

Ministri Bekteshi, përfaqëson Maqedoninë, e cila për herë të parë merr pjesë në kuvendin vjetor, si anëtare me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Turizmit, agjenci e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për turizmin në botë.

Në Konferencë, ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për turizmin nga e gjithë bota,  gjatë tre ditëve do të diskutohet per zhvillim e turizmit në botë, trendet e reja në turizëm, përmirësim të shërbimeve turistike dhe turizëm të qëndrueshëm.

Bekteshi në Samit, paraqiti strategjinë për turizëm të vendit tonë, ndërsa realizoi takim me Sekretarin gjeneral të UNWTO-së, z.Taleb Rifai. Gjatë takimit ministri Bekteshi siguroi mbështetje për Maqedoninë, si dhe u dakorduan për projekte në fushë e turizmit që do të realizohen në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, përgjegjëse për turizmit në Maqedoni dhe Organizatës Botërore të Turizmit me seli në Madrid.

Ndër projektet që  Bekteshi dher Rifai u dakorduan ti realizojnë janë mbeshtetja nga ekspertë për ndryshimet e ligjeve për turizëm dhe hotelieri si dhe regulloret për kategorizimin e objekteve hotelierike, përkrahje në implementimin e sistemit për evidentim të turistëve TSA (tourist satellite account), trajnime për të punësuarit në Sektorin e turizmit ne selinë e UNWTO-së në Madrid, nga 2 persona në 6 muaj në kontinuitet, si dhe trajnim të studentëve nga fakultetet e turizmit.

Ministri Bekteshi falënderoi sekretarin gjeneral Taleb Rifai dha mbeshtetje pa rezervë për Maqedoninë dhe i garantoi një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Ministri Bekteshi do të merr pjesë në votimin e Bordit ekzekutiv të UNWTO-së, ku do të zgjedhet  sekretari i ri gjeneral, për mandatin e ardhshëm.