Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i obliguar për diasporën, Edmond Ademi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Ademi, siç informojnë nga kabineti i tij, gjatë vizitës do të realizojë takime me sekretarin shtetëror të obliguar për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, Xvonko Milas, me deputeten Ermina Lekaj Përlaskaj, me kryetarin e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit Shuip Ziberi, konsullin e nderit të RM-së në Zarë dhe kryetarin e BD të BFI-së në Kroaci, Gzim Rexhepi.

Ministri Ademi do ta vizitojë edhe qytetin Bjellovar, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Dario Herbak dhe do të ketë fjalim para anëtarëve të Odës së zejtarëve të zhupanisë Bjellovar-Billogosrka.

Takime, sipas kabinetit të ministrit, janë paraparë edhe me kryetarin e Këshillit të pakicave kombëtare pranë Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Aleksandar Tollnauer, me kryetarin e Bashkësisë së maqedonasve në Republikën e Kroacisë, Ilija Hristodullov, me kryetarin e Këshillit të pakicave kombëtare të Maqedonisë në qytetin e Zagrebit, Tome Apostollovski, si dhe me përfaqësuesin e KOM në Republikën e Kroacisë Kirko Velinski, ku së bashku do ta vizitojnë vendin e ndërtimit ku po ndërtohet kisha maqedonase në Zagreb.

Në organizim të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Zagreb do të mbahet pritje në pallatin “Dverce” në Zagreb me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, ku ministri Edmond Ademi do të ketë fjalim