Në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup, me një ceremoni solemne ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovki, në formë donacioni nga Qeveria e Sllovakisë pranoi 1.500 palë çizme të specializuara që do të shfrytëzohen nga pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Donacioni u nda nga ambasadori sllovak në Shkup, Martin Bezak, i cili bëri të ditur se vlera e çizmeve është rreth 113 mijë euro.

Spasovski tha se bashkëpunimi mes policisë maqedonase dhe asaj sllovake është duke vazhduar për një kohë të gjatë. Ai shtoi se pret që ky bashkëpunim i suksesshëm mes policisë të të dyja vendeve do të promovojë dhe do të nxit miqësinë mes këtyre dy vendeve.

“Ky bashkëpunimi i yni i suksesshëm zgjat për një periudhë të gjatë dhe përmirësohet nga dita në ditë. Ky bashkëpunim, parasëgjithash fitoi intensitetin gjatë kohës të trajtimit të krizës me emigrantët në Maqedoni. Deri më tani mbi 200 policë të Sllovakisë së bashku me policë të Maqedonisë kanë mbrojtur kufirin e Maqedonisë me Greqinë. Tashmë e presim kontigjentin e dhjetë të policisë sllovake dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej”, deklaroi Spasovski.

Ndërkaq, Bezak tha se një pjesë e këtij donacioni do të shfrytëzohet nga policia kufitare, pasi që iniciativa e donacionit është trajtimi i krizës me emigrantët.

“Ky donacion shkon në ndihmë të Maqedonisë. Të rikujtoj se edhe në vitin 2015 në prag të krizës me emigrantët të vetmet hekurudhat sllovake iu përgjigjën thirrjes së hekurudhave të Maqedonisë duke u siguruar tetë vagonë të pasagjerëve për transportin e emigrantëve nga kufiri i Greqisë në Serbi”, theksoi Bezak.