Milani duket se do të vazhdojë me përforcime edhe në afatin kalimtar të janarit.

Emri i ri i cili pritet të arrijë në Milano është Jakub Jantko.

Anëtari i Udineses ka shkëlqyer me klubin bardh e zi në dy vitet e fundit në Serie A.

21-vjeçari është objektiv i Milanit dhe pritet ti bashkohet kuqezinjve në afatin kalimtar të janarit.

Kështu së paku ka shkruar e përditshmja italiane Corriere Dello Sport.

Në gjashtë ndeshje këtë edicion, Jantko ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.

Reprezentuesi çek pritet t’i kushtojë rreth 20 milionë euro Milanit.