Milan po synon ta transferoj yllin e ri të Genoas, Pietro Pellegri

Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Milanit po mundohen që ta blejnë sulmuesin e ri të Genoas, Pietro Pellegri gjatë janarit.

Pellegri ka qenë objektiv afatgjatë i Rossonerëve. Por, shpërthimi i 16 vjeçarit në ndeshjen e fundit  ndaj Lazios, ku shënoi dy gola, ka bërë që Milan të shpejtojë për të siguruar shërbimet e italianit.

Përveç Milanit, interesim për reprezentuesin e Italisë U-17, kanë shfaqur edhe Chelsea e Manchester United