Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka mohuar se tashmë është arritur një marrëveshje ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR’së.
Por, ai ka paralajmëruar se një marrëveshje mes PAN’it dhe AKR’së do të arrihet së shpejti.
“Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete”, ka shkruar Zeka në Facebook.
Shkrimi i plotë i Zekës:
Te pakten gazetaret me i kursy publikun
Qe ka bisedime me AKR-ni, dhe jo vetem, kjo eshte e vertete. Qe nuk ka asnje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Qe do arrihet shpejte nje marreveshje, edhe kjo eshte e vertete. Ama, lajmi i transmetuar sonte nga RTK-ja, se gjoja “eshte arritur nje marreveshje” bash eshte rrene e kulluar. Se kush nga PAN-i e ka shitur kete rrene, eshte pergjegjesi e kryeredaktorit te lajmeve qe ta zbuloje. Nese mediumi publik do ta kishte marreveshjen e nenshkruar ne mes PAN-it dhe AKR-se, sigurisht qe do ta botonte.
Ndonje politikani shaklaman, qe Ballkani eshte i stermbushur me ta, gatuan dezinformata, eshte deri dikund e pranueshme nga publiku, ama kur gazetaret behen viktime e ketyre rrenave, eshte keq edhe per vet ata, edhe per publikun!
Neser mbase do te kemi lajme-lajme, ama jo marreveshje…