Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar për Gazetën Express se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

 Ai ka thënë se vendimi për t’u mbajtur kjo seancë është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.

“Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në ora 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN”, ka thënë Mikullovci për Express.

Krerët e koalicionit PAN kanë kërkuar nëpërmjet një letre nga kryesuesi Mikullovci që ta caktojë seancën konstituive për të enjten.

Koha e vazhdimit të seancës konstituive, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, është kërkuar ora 10 e mëngjesit.