Kryengritësit Rohinxha sot shpallën armëpushim njëmujor me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare në shtetin federal të Mianmarit, Rakhajn.
Në përleshjet në pjesën veriperëndimore të Mianmarit jetën e kanë humbur mijëra njerëz, ndërsa rreth 300.000 persona janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj.
Konflikti në Mianmar filloi më 25 gusht.
OKB ka deklaruar se grupet e ndihmës kanë nevojë urgjente për 77 milionë dollarë për të ndihmuar të larguarit nga Mianmari. Gjithashtu është theksuar se ata janë duke vuajtur për ushqim, ujë dhe shërbime shëndetësore.
Qeveria e Mianmarit ende nuk iu përgjigj kërkesës për pajtim.