Pas fjalës së tij, drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu në një studio të improvizuar në mjediset e “Korpusit Universitar”, intervistën e parë e ka zhvilluar me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta është pyetur nëse e mban mend herën e parë kur ishte i ftuar në emisionin Opinion, por sipas tij, njëzet vite dhe nga e gjithë kjo gjë, e vetmja që nuk ka ndryshuar është drejtuesi i këtij emisioni, Blendi Fevziu.

Ai i ka kujtuar Ilir Metës momentin e parë të daljes së tij në emisionin Opinion, datë e cila, përkonte me një moment jo të mirë së karrierës politike të Ilir Metës.

Ishte 20 janari i vitit 2002, kohë në të cilën, Ilir Meta jep dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë.

Fevziu: Ju vjen keq atëherë kur dhatë dorëheqjen?

Meta: Jo absolutisht, dorëheqja gjithmonë më ka kalitur dhe më ka rikthyer më të fortë.

Fevziu: Ç’do me thënë ju ka rikthyer më të fortë?