Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë. Dekreti hyn menjëherë në fuqi, ndërsa ditën e hënë më datë 11 shtator në ora 10:00, siç njoftoi kryetari i ri Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri do të shpalosë para deputetëve programin qeverisës.

“Sot ne startuam me drejtimin e ri të Kuvendit dhe ambicia jonë është që Kuvendit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur 4 vjet nga një gjendje kaosi permanente dhe shkelje të rregullores së miratuar me konsensus. E rëndësishme është që në Kuvend ne të sjellim një frymë të re brenda logjikës normale të funksioneve të kundërta, sepse në fund fare jemi këtu për t’u ballafaquar dhe ndeshur për programe dhe vizione të kundërta dhe në fund fare është e rëndësishme është që t’u japim shqiptarëve një shembull pozitiv për ta dhe t’u kursejmë një shfaqje të përjavshme banaliteti”.

Rama flet edhe për rrjedhjen e votave nga opozita.

“Unë do ta mirëkuptoja qëndrimin tonë të aleatëve të deridjeshëm sepse nuk kanë dashur të kenë rrjedhje votash. Besoj është një zgjedhje pragmatike për të mos pasur rrjedhje votash. Në fund far enuk ka rëndësi sa vota më shumë sa vota më pak. Rëndësi ka që ne të kryejmë atë për të cilën njerëzit na kanë sjellë. Detyra jonë është të udhëheqim dhe të punojmë për të adresuar kaq shumë gjëra sa shqiptarët duan. Detyra e opozitës është që të kritikojë, të na godasë por edhe të japë alternativë. Ne jemi këtu për të bërë detyrën tonë. E falënderoj Presidentin e Republikës për shpejtësinë me të cilën ka reaguar duke e bërë të lehtë nga pikëpamja procedurale rrugën deri ditën e hënë”.