Messi të dielën do të bëhet lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës.

Në ndeshjen kundër Las Palmas, Lionel Messi do të bëhet lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të lë prapa legjendën, Carles Puyol.

Që të dy aktualisht kanë nga 593 paraqitje për katalunasit, ndërsa nesër Messi mund të bëjë paraqitjen e 594.

Para Messit janë vetëm Andrés Iniesta (638), dhe Xavi Hernández (767).

Në 593 paraqitje për Barcelonën në gjitha garat deri më tani, Leo ka arritur të shënojë 519 gola.

Puyol vizitoi Messin të shtunën në stërvitje për ta përgëzuar atë për këtë arritje të madhe