Messi kërkon të thyejë rekordin personal prej 73 golave në sezon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të mrekullueshme.

Në vetëm tetë paraqitje deri më tani në gjitha garat, argjentinasi ka arritur të shënojë 12 gola, nëntë prej tyre në La Liga në vetëm pesë paraqitje, çka e bënë atë momentalisht golashënuesin më të mirë në Evropë, shkruan Gazeta Express.

Sezoni më i mirë i Messit lloogaritet ai 2011/12, ku kishte arritur të shënojë 73 gola në sezon në 60 ndeshje, rekord historik ky në botën e futbollit.

Duke parë se Messi deri më tani ka shënuar 12 gola në vetëm tetë ndeshje dhe numrin e madh të sfidave të mbetura, më shumë se 50, atëherë është e mundshme që gjeniu argjentinas ta thyejë këtë rekord historik.