Pajisja e ardhshme e brendit Surface të Microsoftit do të zyrtarizohet më 31 tetor në Londër.

Panos Panay, zëvendëspresidenti i korporatës, pritet të mbajë prezantimin e produktit të ri.

Sipas “The Verge”, pajisja që do të prezantohet është Surface Pro që përkrah LTE-në, por tableti mund të ketë edhe një pajisje tjetër që do të lansohet, e ajo pritet të jetë zëvendësuesja e Surface Book.

Detajet nuk dihen akoma, por tashmë është kuptuar data e lansimit të pajisjes së re.