Gjatë qëndrimit në një hotel në Strumicë, është helmuar nga ushqimi mesfushori i kombëtares shqiptare me tipare sulmuese Eros Grezda i cili ka humbur të gjitha shanset për të qenë sonte në mbrëmje pjesë e ndeshjes së kthimit Maqedoni-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Sipas “Java News”, ky është një penalizim për kombëtaren kuq e zi duke parë se Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejnin.

Ndërkohë në pritje të formacionit zyrtare, mendohet se Panuçi do të bëjë 3 ndryshime në formacion këtë mbrëmje teksa në fushë do të zbresë kjo 11-she: Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Hyka, Roshi e Sadiku.