Kancelarja gjermane Angela Merkel është goditur me domate nga persona të panjohur gjatë një mitingu në kuadër të kampanjës parazgjedhore në Hajdelberg.
Siç thuhet incidenti ka ndodhur dje, ndërsa zëdhënësi i policisë David Faulhaber tha sot për AP, se po hetohet për të gjetur kryerësit e sulmit, të cilët akuzohen për shkaktim të lëndimeve trupore dhe shkelje të pronës.