Procesi i reformave të thella politike në Maqedoni do të varet nga deklasimi i struktuarave politike të derisotme.

E ardhmja e qytetarëve dhe e vendit nuk varet nga ambiciet e sëmura të politikanëve të korruptuar, por nga vullneti i lirë i sovranit (qytetarit, votuesit) i shprehur përmes zgjedhjeve. Ata që do t’i votoni, atë fat do ta keni në të ardhmen!

Ata që dje ishin me ndryshk në fytyrë, sot janë multimilionerë, ndërsa ju përmes votës u jepni jetë e gjak për t’u fryrë edhe më tej këto ushujza gjakpirëse.

Të mos Ju mashtrojnë edhe kësaj radhe:
– për flamurin që u premtojnë dhe nuk e keni;
– për gjuhën që u premtojnë dhe nuk e keni;
– për lirinë që u premtojnë dhe nuk e keni;
– për zhvillimin dhe progresin që u premtojnë dhe nuk e keni;
– në emër të kombit, ndërsa ju trajtojnë ende pakicë kombëtare;
– për shtetin që u premtojnë, të cilin vetëm ata e shfrytëzojnë, ndërsa ju e gëzoni vetëm të drejtën të merrni rrugët e botës nga të doni, për ta siguruar kafshatën e gojës dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj!

Vendosni së paku njëherë guximshëm t’i pensionojmë politikanët e korruptuar, të paaftët, mashtruesit, hajnat e pangopshëm!

Periudha e dështimeve politike të shqiptarëve në Maqedoni ka emër: NJË ÇEREK SHEKULLI MASHTRIM!