Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO duket se mund të dështojë.

Të paktën kështu shkruan sot gazeta Blic e Serbisë e cila duke u mbështetur në burimet e veta, thotë se Kosovës i kanë humbur afatet.

“Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s fillon më 4 dhe mbaron më 18 tetor ku  diskutohet agjenda e Konferencës së Përgjithshme e cila do të mbahet nga 30 tetori deri më 14 nëntor. Sipas rregullores së punës, të paktën një muaj para kësaj, është e nevojshme që të paraqitet propozimi për futjen e një pike në rendin e ditës. Që i bie se Kosova është vonuar”, thonë burimet  e Blic, transmeton lajmi.net

Por sipas këtij raporti, mënyra e vetme për aplikim është për të shkuar drejtpërdrejt me shtimin e një pike të rendit të ditës, e cila duhet të votohet me një shumicë të thjeshtë.

Sipas Blicit kjo mund të bëhet me kërkesën e Shqipërisë, që mund ta fus në rend të ditës votimin për Kosovën.

Por edhe këtë opsion e ka hedhur posht ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanskoviq.

“Duke pasur parasyh faktin se kërkesa e Kosovës për pranim në UNESCO në vitin 2015 u hodh posht, kërkesa e re duhet të kaloj nëpër të gjitha procedurat dhe dërgimin e letrave te Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, me rekomandimet e tij për Ekzekutivin, rekomandimet e Këshillit për Konferencën e Përgjithshme. Nuk ka as procedura ligjore dhe asgjë tjetër që mund ta shkurtojë këtë procedurë, edhe nëse ata mbrohen nga Shqipëria”, tha Tanaskoviq.

Kosova është tërhequr edhe nga aplikimi në Interpol, me arsyetimin se ka pasur mungesë të votave.

Comments are closed.