Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar çanta me kanabis. Në brendësi të kufirit të shtetit fqinj, policia greke ka pikasur dy shqiptarë që po transportonin në këmbë tre çanta. Ndalimi i tyre u bë në Asproklisi, në një zonë bujqësore në Igumenicë.

Nga kontrolli i ushtruar, në çantat e tyre janë gjetur 60 pako me 66 kg 42 gramë marijuanë. Në pranga u vunë dy të rinjtë shqiptarë 25 dhe 28 vjeç, si dhe u sekuestruan dy celularë.

Sakaq, një tjetër i ri shqiptar është arrestuar në po të njëjtë zonë. Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili transportonte në këmbë një çantë me një pako, e cila kishte 978 gramë marijuanë.