Më 4 shtator të mesnatës, përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë të komunave dhe listat e këshilltarëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kontrollit të KSHZ-së, deri më 29 gusht, kontrollë në Listën e votuesve, më shumë qytetarë kanë kryer nga Manastiri – 1.689 dhe në Ohër – 1.148 qytetarë.

Kontrollë publik, paralelisht kryhet edhe përmes mënyrës elektronike, edhe atë web-aplikacionit të vendosur në faqen e KSHZ-së. Ky aplikacioni për kontrollimin e të dhënave të qytetarëve deri 28 gusht ishte shfrytëzuar mbi 188 mijë herë.

Vlerësimi i KSHZ-së është se numri i qytetarëve të cilët kanë kontrolluar të dhënat e tyre është rritur. Është i vogël numri i qytetarëve që kanë kërkuar të fshihen apo ndryshohen të dhënat.

Kontrolli publik në Listën e votuesve zgjat deri më 9 shtator dhe lista për Zgjedhjet Lokale është caktuar për 15 tetor, sipas orarit, KSHZ duhet ta përfundojë jo më vonë se 15 ditë pas inspektimit publik të përfunduar, domethënë deri më 24 shtator.