Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë pasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbrëmjes ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së tij.

Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndryshe, Ramush Haradinaj gjysmë orë para mesditës të së hënës ka pranuar detyrën e kryeministrit nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, me një ceremoni solemne. Ndërkaq, në ora 12:00 të së njëjtës ditë, kryeministri i ri kosovar ka pritur në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie.