Mbi një mijë njerëz, kryesisht pjesëtarë të popullit myslimanë rohinxha me siguri janë vrarë në përleshjet në shtetin federal Rakhajn, në veriperëndim të Mianmarit, deklaroi raportuesja speciale e KB-së, Jange Li.
“Ndoshta janë vrarë më shumë se një mijë njerëz ose madje edhe më shumë. Viktima ka nga të dyja palët, por numri më i madh janë rohinxhë”, theksoi Lij.
Paraprakisht, UNHCR-ja kumtoi se rreth 270.000 pjesëtarë të popullit mysliman rohinxha kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh gjatë dy javëve të fundit.
“Kapaciteti i kufizuar i strehimeve është shteruar. Refugjatët tani janë në strehime të improvizuara të cilët dalin në skaj të rrugës dhe në rajonet Ukia dhe Teknaf”, theksoi UNHC-ja në kumtesë.
Pjesa më e madhe e refugjatëve janë gra, midis të cilëve nëna me foshnja dhe familje me fëmijë.