Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela se bashku me bartësin e listës per Këshillin e Strugës Ymer Ymeri, sot zhvilluan një takim me mërgatën shqiptare në Winterthur të Zvicrës.

Salla ishte e përmbushur plot nga bashkëatëdhetarët tanë që jetojnë në Zvicer të cilët kishin bëra kilometra të tëra për ta takuar dhe dëgjuar Ziadin Selën. Edhe pse eventi ishte i organizuar me nje pjesë të diaspores strugane, të pranishëm ishin nga të gjitha anët edhe nga malesia e Tetovës, te cilët janë të shumtë në ate pjese si dhe nga Kosova.

Vizita e tij u prit mjaft me interesim, ku ta pranishmit parashtruan pyetje jo vetem zgjedhjet lokale por edhe per situatën politike, duke i premtuar Ziadin Selës mbështetje të pa rezerve dhe duke e cilësuar si shprese e vetme e artikulimit të kerkesave të shqiptarëve që kanë të bejnë me barazine, dhe perspektiven politike, zhvellimore dhe integruese te shqiptarëve.