Seanca gjyqësore kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom” të inciuara nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi ka vazhduar gjatë ditës së sotme në gjykatën Shkupi 2. Edhe pse gjykatësi i lëndës Nuhi Rustemi akoma nuk është deklaruar nëse gjykata e Maqedonisë është ose jo kompetente për të shqyrtuar dëshmitë nga gjykata e Neë Yorkit seanca me dëshmitë e prezantuara nga avokatët e të akuzuarit dhe të dëmtuarve. Në seancën e ardhshme gjyqësore do të duhet që të dëshmojnë edhe Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi,. Avokatja e tyre Tatjana Popovski, gjykatësit të lëndës i dorëzoi dëshmi nga shkrimet e ndryshme të mediave në Maqedoni ku kanë akuzuar klientët e sajë për mitëmarrje dhe të njëjtat janë pranuan nga ana e trupit gjykues. Avokatja e e të Akuzuarit, Sfetanka Nastova, nga ana tjetër, si dëshmi para gjykatë ka dorëzuar vendimin e gjykatës së Nju Jorkut ku dëshmia e Bogoevskit është pranuar edhe është marr si relevante. Në bazë të kësaj deklarata të akuzuarit e “Maxhar Telekom”, Në Neë York janë shpallur fajtorë edhe do të duhet të paguajnë 95 milion dollarë dëmshpërblim.

Sot dorëzuam si dëshmi vendimin e gjykatës të SHBA- ve ku e pranon në gjykimin e atjeshëm si dëshmi deklaratën e Sllobodan Bogoevskit në dhjetor të vitit 2014 dhe dëshminë e dhënë nga Bogoveksi në disa rrethanë në janar të vitit 2015. Kjo deklaratë, bashkë me dëshmitë e tjera është nxjerr si dëshmi në proces gjyqësor në SHBA dhe nga sistemi i atjeshëm gjyqësor është pranuar, por vetëm nga gjykata është pranuar por edhe nga të akuzuarit dhe të njëjtit pa asnjë kundërshtim e kanë pranuar ashtu si është dhe në bazë të kësaj është sjell vendim- deklaroi avokatja Sfetanka Nastova./alsat-m