Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare, Mërgim Mavraj, nuk është kursyer ndaj gjyqtarit Eriksen, të cilin e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për ndeshjen në fjalë.

Ai theksoi se gjyqtari mund të ishte ndikuar nga tifozët vendës dhe loja teatrale e vendasve në rastin e penalltisë.

Ne kishim ardhur për të fituar dhe duke parë ndeshjen besoj se mund ta realizonim këtë dëshirë dhe ëndërr. Nuk m’u duk si penallti, por ndoshta presioni i tifozëve ndikoi pak. Nuk e di pse caktojnë një arbitër që i dridhej buza duke folur me ne. Nuk janë gjyqtarët e duhur për këtë situatë. Isha afër lojtarëve maqedonas dhe u thashë se janë për Hollivud, sidomos kartoni i parë. Shumë qesharake, UEFA duhet të mendojë ca gjëra, të mendojë më mirë për gjyqtarin në këto ndeshje”, tha Mavraj.