Borusia e Dortmundit nuk është ndalur as në transfertë ndaj Hamburgut. Verdhezinjtë kanë treguar një formë mjaft të mirë përballë skuadrës së mbrojtësit shqiptar Mërgim Mavraj, duke arritur të fitojnë me rezultatin bindës 0-3.

Kagava kaloi Borusian në avantazh në minutën e 24-t, ndërsa Aubamejang dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të. Ndërkohë Pulisiç vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 79.

Në ndeshjet e tjera, Hofenheim fitoi 2-3 në transfertë me Mainz, Frankfurti fitoi 0-1 ndaj Këlnit, Herta e Berlinit mposhti Bajer Leverkusenin 2-1, ndërsa Freiburg barazoi 1-1 me Hanoverin.

Pas këtyre ndeshjeve, Dortmundi udhëheq renditjen me 13 pikë, 1 më shumë se Bayerni i vendit të dytë.