Marco Materazzi pohon se legjenda e Interit Giacinto Fachetti nuk e ka lejuar atë t’i bashkohet rivalit të përjetshëm të Interit, skuadrës Milan, para Kupës së Botës 2006.
Duke folur para gazetarëve të mërkurën në mbrëmje, Materazzi ka zbuluar po ashtu pse skuadra e Interit nga viti 2010 nuk bëri kurrë fotografi me pesë trofët që i fitoi nën udhëheqjen e Jose Mourinhos, transmeton Express.
Më pas ai flet për ish-trajnerët e Interit, Mourinhon dhe Leonardon: “Pas gjysmëfinales kundër Barcelonës, Mourinho më tha se do të luaja në finale të Ligës së Kampionëve. Nuk kam fotografi me pesë kupat që i fituam ato vite; është dashur të shkrepnim një, por Leonardo nuk na lejoi. U përgatita me kupën time të vërtetë, atë që e kam bërë tatuazh [Kupën e Botës], por atë ditë Leo tha: ‘S’ka për të ndodhur më’. Për këtë arsyeje nuk jemi fotografi historike me pesë kupat”.