Marrëveshja me Bashën/ Rama: Shpresoj të mos ketë vdekur bashkë me rezultatin që mori PD në zgjedhje!

Kryeministri Rama ka folur për marrëveshjen parazgjedhore me Lulzim Bashën, duke treguar nota pasigurie lidhur me vazhdimësinë e saj.
“Uroj që marrëveshja mos të ketë vdekur bashkë me zgjedhjet dhe rezultatin shumë larg pritshmërive që mori Partia Demokratike”, tha kreu i Qeverisë.
“Pashë një shprehje kur lexova një paçavure të gjatë që një departament i PD çonte në Bruksel për të nxirë faqen e Shqipërisë”, ka shtuar Rama në emisionin “Përballë”.