Mbrojtësi brazilian Marcelo kishte një moment të keq në fund të sezonit të parë me Real Madridin, pasi klubi i kishte kërkuar atij të largohej. Por, kështu kishte refuzuar Marcelo: “Në fund të sezonit tim të parë, drejtori sportiv më thirri në zyrën e vet. Ende isha i ri dhe i çmendur. Shkova të ai me kapele bejsbolli, duke pritur se do të bisedonim paksa. Ai më tha se klubi dëshironte që unë të fitoja përvojë diku tjetër”.
Më tej braziliani tregon: “Mendova, ky është Real Madridi dhe nëse largohem, mbase nuk do të mund të kthehem më. Drejtori më kërkoi të nënshkruaja një dokument, ndërsa unë ia bëra një pyetje ‘nëse nuk e nënshkruaj këtë, nuk më duhet të largohem?’, ai u përgjigj: ‘Epo, ashtu është, nëse nuk nënshkruan do të qëndrosh këtu nëse trajneri dëshiron të të mbajë.’ Pastaj mendova me vete ‘do të fitoj përvojë te Reali’ dhe nuk e nëshkrova dokumentin”
Marcelo ka treguar se në atë kohë për të kishte shprehur interesim Sevilla dhe CSKA Moska, por mbrojtësi i majtë kishte refuzuar të largohej nga gjiganti spanjoll qoftë edhe për t’u rikthyer përsëri.