Diego Maradona ka sulmuar trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. Arsyeja është Icardi. “Kur e shikoj sot formacionin e Argjentinës ndihem i frikësuar. Mendoj se ka lojtarë më të mirë për t’u zgjedhur nga trajneri” tha Maradona.
“Icardi? Nëse duan të gjejnë tek ai Batistutan e ri, po bëjnë një gabim të madh. Zanetti e futi atë në përfaqësuese. Një ditë kam folur me Bauzan dhe më tha se kishte tre telefonata nga Wanda Nara” theksoi fituesi i Kupës së Botës.
“Higuain? Ai mund të ketë humbur disa gola dhe kështu ka ndryshuar rjedhën e garës, por nuk mund të zhdukësh një lojtar për dikë që nuk e njeh asnjëri”, përfundoi Maradona.