Maqedonia deri në fund të vitit do ta ketë Strategjinë e parë për menaxhim me financat publike për periudhën 2018-2021, projekt-versioni i të cilit sot u prezantua në Ministrinë e Financave.

Sipas ministrit resor Dragan Tevdovski, Qeveria është tërësisht e vendosur që sistemi i financave publike në Maqedoni të sillet në nivel më të lartë si në BE.

“Kjo është hera e parë që Maqedonia të ketë strategji të këtillë. Është e rëndësishme nga tre arsye të mëdha. Ajo përmban plan aksional për reforma të të gjithë elementeve më të rëndësishme të sistemit për financa publike. Me këtë strategji fillojmë të mendojmë në një afat më të gjatë që është shumë më ndryshe nga ato ad hok ndryshime në sistem. Arsyeja e tretë është që ndryshimet që disenjohen në këtë strategji janë në drejtim të standardeve dhe praktikave më të mira evropiane, që nënkupton se do të na sjellin më afër sistemit të BE”, deklaroi ministri Tevdovski në fillim të prezantimit.

Ai theksoi se projekt-dokumenti i cili u prezantua sot është publikuar që më 1 shtator në ueb faqen e Ministrisë së Financave dhe se kjo është praktikë e re, ndërsa sot dëshirohet të hapet debat për strategjinë që të dëgjohen mendimet, por edhe të merret kritikë për atë se çfarë të ndryshohet. Qëllimi është, thotë ministri, deri në fund të vitit të pranohet kjo strategji.

“Jemi serioz që vendimin, edhe pse strategjia është ambicioze, ta realizojmë madje sepse ende nuk është pranuar, filluam të realizojmë masa serioze nga ajo siç janë masat nga transparenca fiskale. Me këmbëngulje punuam këtë periudhë për përmirësim të planifikimit buxhetor afatmesëm, kështu që kemi vendosmëri të plotë që sistemin e financave publike në Maqedoni ta sjellim në një nivel më të lartë, në nivel të BE-së”, deklaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski.