Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë ka deklaruar se pavarësisht çfarë sistemi zgjedhor që mund të krijosh, nëse nuk vihet i pari elektorati është i destinuar të dështojë.

Ai thotë se në një fushatë nuk mund të hysh pa patur 200 mijë euro.

“I gjithë fokusi i debatit publik tek sistemi është i gabuar sepse nga njëra anë pretendojmë që besimi tek zgjedhjet e lira është i ulët nga ana tjetër, sistemin e kemi ndërruar dy herë me këtë Kushtetutë.

Konkurrimi në mazhoritar përplaste njerëz dhe krijonte tensione. Fakt është që edhe me këtë sistem nuk i kemi shpëtuar dot garës së individëve. Partitë kanë dështuar të zbatojnë në esence këtë sistem për konkurrim dinjitoz. Në terren do të duhet të bazohesh tek ndikimi i x-t dhe y-t.

Ta bësh si të duash këtë sistem, nëse mendësia e partive politike është që në qendër të zgjedhjeve vendoset partia dhe jo interesi i elektoratit bëje sistemin si të duash, do të jemi realisht nga një kolaps tek një tjetër. Nëse nuk ke 200 mijë euro në xhep nuk e fillon dot fushatën zgjedhore. Pa para nuk i futesh dot fushatës zgjedhore”, ka thënë Manjani në “Ora News”.