Manchester United pritet t’ia vazhdojë kontratën Jose Mourinhos

Tabloidi britanik, The Telegraph ka zbuluar se drejtuesit e Manchester Unitedit po planifikojnë që t’ia vazhdojnë kontratën Jose Mourinhos.

Thuhet se bisedimet mes “Djajve të Kuq” dhe strategut portugez do të fillojnë në nëntor të këtij viti, përcjell Express.

Ish trajneri i Real Madridit, Interit, Chelseas dhe Portos ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2019.

Manchester United, i cili sezonin e kaluar fitoi Europa Leaguen, është lideri i Premierligës pas tre xhirove të para