Republika e Maqedonisë duhet ta rrisë prodhimin e vet të energjisë elektrike dhe ta ulë importin, duke mbajtur llogari për ruajtjen e mjedisit të pastër jetësor përmes eksploatimit më të madh të burimeve ripërtëritëse të energjisë. Këtë sot në Ohër e theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në hapjen  e Këshillimit të dhjetë të “MAKO SIGRE” në të cilën fokusi i diskutimeve u vendos pikërisht në çështjet nga sfera e elektroenergjetikës.

Këshillimin në Ohër, Mançevski e vlerësoi si mundësi të mirë për kontakt të industrisë, akademisë dhe sektorit publik, në të cilin do të rregullohen edhe dakordohen politikat e ardhshme në sferën e energjetikës.

Në suaza të Këshillimit  u nënshkrua  marrëveshje për bashkëpunim mes Fakultetit për Elektroteknik dhe Teknologji Informatike (FETI) nga Shkupi dhe KONÇAR – Inxhinieri për energjetik dhe transport (KET) nga Zagrebi, i cili parashikon realizimin e projekteve shkencore-hulumtuese dhe zhvillimore, këmbimin e mendimeve dhe donacion të pajisjeve.

Ministri Mançevski për marrëveshjen e nënshkruar tha se është shembull i shkëlqyer si sektori hulumtues duhet të bashkëpunojë me atë privat dhe paralajmërim i mirë për planet e Qeverisë për formimin e biznes-akcelatorit dhe parkut teknologjik i cili në mënyrë të ngjashme do t’u ndihmojë të rinjve të fillojnë biznes personal në pjesën e informacioneve, teknologjive të komunikimit, si dhe në pjesën e inovacioneve në sferën e elektroenergjetikës.

Në Këshillimin në Ohër janë paraqitur mbi 300 pjesëmarrës dhe është paralajmëruar prezantim i 108 punimeve profesionale dhe shkencore nga sfera e elektroenergjetikë. Do të marrin pjesë inxhinierë nga kompania elektroenergjetike ELEM, MEPSO dhe EVN, si dhe përfaqësues prej kompanive kryesuese vendore dhe botërore nga industria.

Pjesa punuese e Këshillimit filloi me panel sesionin kushtuar lidhjes së rrjetit dhe tregut të vendeve nga Evropa Juglindore.