Manchester City fiton ndaj Chelseas dhe ngjitet në krye të Premier Leagues angleze.

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj ekipit të Antonio Contes të cilët humbën Moratën që u detyrua të largohet i dëmtuar nga fusha e blertë

Golin e vetëm të takimit e shënoi De Bruyne (67’) duke realizuar një “perlë” të vërtetë.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City ngjitet në vendin e parë me  19 pikë të grumbulluara po aq sa United.