Një person tani për tani i panjohur, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qendër të Cetinjës në Mal të Zi, si pasojë e manipulimit të pakujdesshëm me një mjet shpërthyes artizanal, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton policia malazaze, mëngjesin e sotëm rreth orës tre, në Cetinje ka shpërthyer një pajisje artizanale nga veprimi i së cilës jetën e ka humbur një person, tani për tani i panjohur, për të cilin dyshohet se ka vdekur nga manipulimi i pakujdesshëm me pajisjen.

”Hetimi kriminalistik çon në dyshimin se viktima kishte për qëllim hedhjen dhe aktivizimin e pajisjes shpërthyese nën një automjet në pronësi të V.V.”, thuhet në deklaratë.

Ky është rasti i dytë në muajin e fundit, që manipulimi i pakujdesshëm të rezultojë me vdekje.