Kandidati i LSDM për kreun e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski bashkë me kandidatët për këshilltarë mes të cilëve dhe dy shqiptarë dhe dy të tjerë nga nacionaliteti rom, serb dhe turk kanë hapur shtabin zgjedhor në lagjen Tode Mendol në lagjen e Trimave në Kumanovë, duke vizituar kështu edhe këtë lagje derisa kandidatët shqiptarë për këtë komunë akoma janë në gjumë dhe nuk kanë nisur aktivitetet.

“Në këto zgjedhje të garojmë me lista të qytetarëve, nga qytetarët për qytetarët, do e kërkoj përkrahjen e të gjithëve pa dallim nga përkatësia politike, etnike dhe fetare, është koha që së bashku të shkojmë përpara me një komunë urbane dhe moderne dhe shumë të respektuar në gjithë vendin”, ka deklaruar kështu kandidati për kreun e komunës së Kumanoves, Maksim Dimitrievski.