Në autostradën Shkup-Tetovë, pranë urës tek lumi Vardar në Zhelinë, dje në mbrëmje (4 shtator) rreth orës 20, një automjet pasagjerësh “Golf”, i drejtuar nga 32-vjeçari Al. nga Zhelina, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga dhe ka goditur gardhin mbrojtës në autostradë, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Nga dalja e makinës, me lëndime fizike ka pësuar bashkudhëtarja në automjet, e cila pas ndihmës mjekësore të ofruar në spitalin e Tetovës, është liruar për në shtëpi.

Arsyeja e aksidentit, sipas gjetjeve paraprake nga inspektimi i kryer, është nga shpejtësia e pa aprovuar dhe dëmi i shkektuar meterial është vlerësuar në 100 mijë denarë./TetovaSot/